Aktualitet

FOTO/ Qytetarët protestojnë në hyrje të Portit të Durrësit kundër mbërritjes së mbetjeve toksike

Protesta ka ndaluar hyrjet dhe daljet në port prej disa minutash, ndërsa aty ndodhen prezente edhe forca të policisë. 

27 Tetor 2024, 11:32 Nga r.ll
FOTO/ Qytetarët protestojnë në hyrje të Portit të
pamje nga protesta

DURRËS- Në hyrje të Portit të Durrësit, po mbahet një protestë nga qytetarët kundër mbërritjes së mbetjeve toksike. Qytetarët në hyrje të portit kanë vënë një banderolë me mbishkrimin "Mbetje të rrezikshme, qeveri toksike", ndërsa mbajnë në duar edhe pankarta të ndryshme. 

Në protestë është i pranishëm edhe deputeti demokrat i Durrësit, Oerd Bylykbashi dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Protesta ka ndaluar hyrjet dhe daljet në port prej disa minutash, ndërsa aty ndodhen prezente edhe forca të policisë. 

Opozita ka bërë me dije se nesër paradite do të mbahet sërish një protestë, pasi atëherë pritet që anija “Moliva” me 200 kontenierë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, pritet të hyjë në radë në portin e Durrësit. Sipas burimeve të mediave nga Dogana, kjo është e vetmja anije që transporton mbi 200 kontenierë dhe është e vetmja që vjen në port. 

Ndërkohë më datë 29 tetor po ashtu do të mbahet një tjetër protestë në mbikalimin e Shkozet, pas thirrjeve dhe lajmërimeve të opozitës për tubime në të gjithë vendin. 

proteste ne durres

Sondazh

Poll