Politike

Berisha: Sot shqiptarët në Nju Jork u treguan zyrtarëve të SHBA se miku i Aleksis Sorosit është armik i egër i kombit shqiptar

Berisha ka shprehur mirënjohje për shqiptarët që protestuan kundër Ramës në SHBA, duke e cilësuar atë si të padëshiruar për shqiptarët e diasporës.

26 Tetor 2024, 19:37 Nga I.A
Berisha: Sot shqiptarët në Nju Jork u treguan zyrtarëve të
Edi Rama

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ iu drejtua me tone të ashpra kryeministrit Rama, duke e quajtur “armik të kombit shqiptar” dhe “kryehajdut.” Berisha ka shprehur mirënjohje për shqiptarët që protestuan kundër Ramës në SHBA, duke e cilësuar atë si të padëshiruar për shqiptarët e diasporës. Sipas Berishës, lidhjet e Ramës me figura ndërkombëtare, si Aleksis Soros dhe Vuçiç, janë të dëmshme për interesat kombëtare.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më vëllazërore, mirënjohjen time më të pakufishme ju misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të mbarë kombit shqiptar. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë që çdo natë përcjellin në mendjen dhe zemrat e shqiptarëve dritën e të vërtetës. Përcjellin të vërtetat që censuron egërsisht regjimi i bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Miqtë e mi, në emër tuaj, në emër të të gjithë demokratëve, të mbarë opozitarëve shqiptare, iu përcjell përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufishme atyre vëllezërve dhe motrave, qytetarë shqiptaro-amerikanë që sot u mblodhën në një protestë historike kundër Pashiqit të Tiranës.

Kundër kryehajdutit të kombit dhe e strukën, e zverdhën aty ku ishte futur. Mirënjohje vëllezër dhe motra, beteja juaj për Shqipërinë, beteja juaj për kombin është oguri i fitores tonë. Të dashur miq, sot qindra e qindra shqiptarë, atdhetarë, patriotë, të cilët nuk mundet kurrë të pranonin tradhtarin më të madh të historisë së kombit, argatin publik të Aleksandër Vuçiçit, njeriun që duke shkelmuar gjakun e dhjetëra po dhe qindra e mijëra shqiptarëve të rënë gjatë një shekulli për lirinë e Kosovës, pavarësinë e saj, kërkonte ta ndante copë copë me Beogradin, vetëm e vetëm për të plotësuar dëshirat, për të zbatuar projektet ogurzeza antishqiptare të racistëve serbomëdhenj në Beograd. Sot shqiptarët në Nju Jork, metropolin e SHBA dhe të botës, i dhanë mesazhin më të shkëlqyer shqiptarëve se Edi Rama, ky kryehahajdut i kombit, ky armik i egër që ka zbrazur Shqipërinë sa asnjë pushtim tjetër, në SHBA nuk mund të pritet veçse me protesta. Me protesta të fuqishme. Dhe ata u treguan qytetarëve të Nju Jorkut, por edhe zyrtarëve të SHBA se miku i Aleksis Sorosit është armik i egër i kombit shqiptar. Dhe se ai, është një diktator i urryer nga çdo shqiptar i vërtetë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll