Politike

“PD grisi tapitë e pronarëve”, Rama thumbon Metën: Prona është përdorur si pronë e vjehrrit, pasi do t'i ndash të bijën

Po ashtu Rama ka premtuar se sistemi i pronës do të bëhet në një kadastër digjitale, ku nuk mund të ketë ndërhyrje.  

26 Tetor 2024, 19:22 Nga I.A
“PD grisi tapitë e pronarëve”, Rama thumbon Metën:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se çështja e pronës në Shqipëri është bërë një çorap i madh. Duke folur me shqiptarët në SHBA, Rama ka theksuar se antikomunistët në Shqipëri që ulërijnë kundër drejtësisë, i kanë marrë tapitë dhe i kanë djegur e grisur. Po ashtu Rama ka hedhur një kunjë, kundër dosjes hetimore së ish-Presidentit Ilir Meta. 

“Nuk jeni vetëm ju ka plot të tjerë që kanë probleme me tokën, çështja e pronës është bërë një çorap i madh dhe e dini në Shqipëri ka ndodh diçka që s’ka ndodh herë tjetër. Pati regjimin më brutal, ata se dinin që një ditë komunizmi do të shembej dhe do të ktheje prona si një e drejtë ligjore. Antikomunistet që ulërijnë kundër drejtësisë dhe dolën me flamurin e kthimit të pronës tek pronarët i hapën kasafortat dhe i bënë çorap për llogari të tyre trafeve të tyre dhe të dreqit e të birit por jo pronarëve, sa herë është ndërhyrë aq herë është shtuar konfuzioni, ajo që po bëjmë dhe është një nga kushtet më të vështira dhe sfiduese është sistemimi i të gjithë sistemit të pronës në kadastër digjitale. Siç keni parë nga ngjarje korrupsioni kohëve të fundit prona është përdorur jo si mall të babait por si mall të vjehrrit pasi i ke bërë në mendje të ndash të bijën, kështu e kanë përdorur pronën,” tha Rama

edi rama

Sondazh

Poll