Sport

Problemet në zemër, futbollisti i Ajax mund të mos luajë më

21 Dhjetor 2019, 13:22 Nga DOSJA

Skuadra e Ajax dalë në një komunikatë zyrtare dhe ka bërë me dije se mbrojtësi Daley Blind ka një problem në zemër.

Problemet 29 vjeçari i shfaqi në ndeshjen ndaj Valencias ku lojtari u detyrua të braktiste fushën dhe t’i nënshtrohej menjëherë analizave.

Nga të rejat më të fundit del se Blind ka inflamacion në muskujt e zemrës dhe po mbahet nën kujdesin e stafit mjekësor, ende nuk dihet nëse futbollisti holandez do të rikthehet të luajë më, megjithatë klubi i Ajax bën të ditur se lojtari i tyre nuk do të stërvitet gjatë muajit janar, por do të qëndrojë në Amsterdam, të punojë me rikuperimin e tij.

Një lajm i keq për futbollistin i cili me shumë mundësi mund të humbasë edhe pjesëmarrjen në Euro 2020 me Holandën.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ajax daley blind probleme me zemrën ajax daley blind probleme me zemrën

Sondazh

Poll