Sport

Inter e mbyll vitin 2019 si kampion. Zikaltërit mundin Genon, Lukaku dhe një 17-vjeçar marrin duartrokitjet e “San Siros”

21 Dhjetor 2019, 20:19 Nga DOSJA
Inter e mbyll vitin 2019 si kampion. Zikaltërit mundin Genon, Lukaku dhe

ITALI- Inter rikthehet te fitorja dhe ketë e bën në mënyrë spektakolare kundrejt një kundërshtari si Genoa që u duk sikur kishte ardhur në Milano për “turizëm”.

Kështu fitorja me shifrat 4-0 bën që skuadra e Contes ta mbylli këtë vit kalendarik në krye të klasifikimit. Inter gjeti avantazhin në minutën e 31-të me anë të Lukakut, ndërsa dy minuta më vonë shënoi Gagliardini.

Inter hipotekoi gjithçka vetëm në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Lukaku shfaqi altruizmin e tij.

Në minutën e 71-të, Gagliardini u tregua i aftë të fitonte 11-m, natyrisht të gjithë tifozët prisnin që Lukaku të godiste penalltinë, por belgu bën veprimin që mori duartrokitjet e tifozëve: Sulmuesi ja kaloi topin Espozitos, sulmuesit 17 vjeçar, i cili bëri debutimin e tij si startues.

Futbollisti nuk zhgënjeu nga pika e bardhë duke trefishuar shifrat. Spektakli nuk do të përfundonte këtu, sepse Lukaku në minutën e 71 realizoi një gol për kornizë.

(e.ç/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport inter inter-genoa seria a inter inter-genoa seria a

Sondazh

Poll