Sport

VIDEO/ Balaj dhe Roshi “shënojnë gol” me solidaritetin e tyre.Dy futbollistët vizitojnë tifozin e prekur nga tërmeti

21 Dhjetor 2019, 13:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Balaj dhe Roshi “shënojnë gol” me solidaritetin e

TIRANË- Bekim Balaj dhe Odise Roshi, dy futbollistët e Kombëtares vizituan Spitalin e Traumës në Tiranë, për t’i bërë një surprizë vogëlushit 10 vjeçar Santi Vata, i cili ndodhet i shtruar në spital.

Tërmeti që goditi vendin tonë la të dëmtuar Santin dhe ka dëmtuar shtëpinë e tij. Balaj dhe Roshi i kanë dhuruar tifozit të vogël një fanelë të kombëtares me emrin e vogëlushit me numrin 10,si dhe një top.

Dy futbollistët i premtuan vogëlushit se do ta merrnin në stadiumin “Air Albania” për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares. Sulmuesi shkodran Bekim Balaj u shpreh:

“Jemi përfshirë në mënyrë aktive që nga dita e parë si futbollistë të kombëtares, sëbashku edhe më shumë familjarë, miq por edhe kolegët tanë futbollistë të kombësive të ndryshme në klubet ku jemi angazhuar, që të ndihmojmë në këtë fatkeqsi”
Ndërsa Odise Roshi tha ndër të tjera:

“Dëshira është për të ndihmuar sadopak njerëzit tanë në këtë moment të vështirë. Fëmijët janë më të rëndësishmit për ne. Jam i prekur sepse sot takuam Santin, këtë vogëlush-tifoz të zjarrtë të kombëtares. Do ndihesha shumë i lumtur nëse kemi mundur të sjellim sadopak kënaqësi e buzëqeshje te Santi”

Ka nisur puna ndërkohë për evidentimin dhe rindërtimin e minimalisht tre shtëpive të rrënuara, një premtim ky i FSHF, që ka nisur edhe një fushatë ndërkombëtare ndihmash.

E.Ç/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bekim balaj dhurojn bluzë 10-vjeçarit odise roshi bekim balaj dhurojn bluzë 10-vjeçarit odise roshi

Sondazh

Poll