Sport

VIDEO/Futbollistit të serisë A i vjedhin shtëpinë: “falenderoj zotin që mbrojti familjen time”

21 Dhjetor 2019, 13:09 Nga DOSJA
VIDEO/Futbollistit të serisë A i vjedhin shtëpinë:

Cristian Ansaldi, futbollisti i Torinos, ishte viktimë e një vjedhje në shtëpinë e tij.

Në momentin që hajdutët morën çdo gjë me vlerë, familja e tij nuk gjendej në shtëpi pasi po konsumonin darkë në një nga restorantet e qytetit, ndërsa futbollisti ishte i grumbulluar me skuadrën për ndeshjen që torinezët do të luajnë ndaj Spal.

Lajmin për këtë fatkeqësi, Ansaldi ka shpërndarë një video brenda shtëpisë së tij, futbollisti 33 vjeçar shkruan më tej: “Më kanë marrë shumë gjëra me vlerë si çanta, valixhe, orë, unaza, byzylykë e shumë objekte që për ne kanë vlerë të madhe, jo për koston në vetvete, por sepse vetëm ne e dimë sa na ka kushtuar të mund tia lejojmë vetes. Por përtej mërzisë dua të falenderoj Zotin që mbrojti familjen time, duke e ditur se nuk ishte në atë moment aty, e duke e ditur se ai kontrollon gjithçka. Kjo më jep lumturi. Zot, sepse ti mund ti falësh e të bësh të të njohin”, ka shkruar Ansaldi në instagram

E.Ç./Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristian ansaldi familje i vjedhin shtepine cristian ansaldi familje i vjedhin shtepine

Sondazh

Poll