Sport

Panuçi do paratë, ish-trajneri hedh në gjyq FSHF-në, kërkon 57 mijë euro për bonuset e fitoreve dhe barazimeve

20 Dhjetor 2019, 20:35 Nga DOSJA
Panuçi do paratë, ish-trajneri hedh në gjyq FSHF-në,

TIRANË– Christian Panuçi, ish-trajneri i Shqipërisë ka paditur Federatën Shqiptare të Futbollit. Italiani pretendon bonuset sipas pikëve që ka marrë kombëtarja pas largimit të tij dhe fatura financiare shkon diku te 57 mijë euro.

46-vjeçari nuk pranoi të jepte dorëheqjen dhe mori çdo qindarkë nga Federata. Bilanci i Christian Panuçit në krye të Shqipërisë ishte 15 ndeshje me vetëm 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. 20 mijë euro në muaj ka marrë Panuçi nga FSHF deri në muajin nëntor të këtij viti,pasi u shkarkua më 23 mars, në ndeshjen Shqipëri-Turqi, ku kuqezinjtë u mundën në “Loro Boriçi”.

Pas dëmeve që bëri në skuadër, tani Panuçi kërkon t’i bëjë një tjetër dëm Shqipërisë, kësaj here jo në aspektin  e rezultateve por në atë financiare.

(E.C/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christian panuci hedh ne gjyq fshf christian panuci hedh ne gjyq fshf

Sondazh

Poll