Aktualitet

Kamëz/ I dhanë urdhër për të ndaluar, qytetari i arratiset policisë

9 Mars 2019, 15:08 Nga DOSJA
Kamëz/ I dhanë urdhër për të ndaluar, qytetari i

TIRANË- Një qytetar i cili ishte ndaluar për kontroll rutinë nga patrulla e përgjithshme e policisë në Kamëz, është arratisur pasi nuk ka pranuar ti nënshtrohet kontrollit.

Burime nga policia bëjnë me dije se i arratisuri nuk ka pasur statusin e të ndaluar, ndërsa është vënë në ndjekje të tij, ndërsa do kryhet dhe verifikimi nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë urdhër ndalimi, apo është i dyshuar për ndonjë vepër penale.

Mosbindja ndaj punonjësit të policisë është vepër penale, me të cilën i arratisuri do përballet, pasi sipas nenit 236 të kodit penal, kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Marrë nga Ora News

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrastiset nga policia kamez patrullat rrugore polica e shtetit arrastiset nga policia kamez patrullat rrugore polica e shtetit

Sondazh

Poll