23 Tetor 2024, 12:08
Nga r.ll
gjkko
TIRANË- Seanca në Gjykatën e Posaçme për presidentin PL-së, Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun do të rinisë nbë orën 13:30.
Seanca u shty pas kërkesës së avokatëve mbrojtës për t'u njohur me aktet e dosjes hetimore të SPAK. Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa sipas raportimeve në seancë është zhvilluar debat i fortë mes Metës dhe kreut të SPAK, Altin Dumanit. Ndërkohë Meta është dëgjuar të flasë me tone të larta dhe fyese kundrejt prokurorëve dhe gjyqtarëve që firmosën për arrestimin e tij. Sipas avokatit, Genc Gjokutaj reagimi i tij ka ardhur për mënyrën se si u krye arrestimi i tij.
Lidhur me këto tensione u pyet nga gazetarët, edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ajo tha jashtë GJKKO-së shkrutimisht: "Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi".
Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA. President i PL-së, Ilir Meta u arrestua ditën e hënë me udhër të SPAK, ndërsa akuzohet për tre vepra penale. Ndaj tij rëndojnë akuzat: "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë "detyrimn paraqitje" dhe për ish-bashkëshorten e Ilir Metës, deputeten Monika Kryemadhi. Ajo akuzohet për "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
Gjithashtu masa “detyrim paraqitje” i është caktuar edhe drejtueses së kompanisë “B.S.K.”,,Ema Çoku. Ajo akuzohet për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në bashkëpunim”. GJKKO i ka caktuar masën “arrest shtëpie” ish-kreut të AKEP, Piro Xhixho. Ai akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
ilir meta gjkko
Politike
23 Tetor 2024, 12:04
N.F
Ministri Hoxha
TIRANË- Ministri i brendshëm, Ervin Hoxha ka marrë pjesë ditën e sotme në takimin me strukturat tatimore p&eum...
Politike
23 Tetor 2024, 11:38
N.F
Takimi
STRASBURG- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar sot vizitën zyrtare në Parlamentin Europian. Deputetët Gazment Bard...
Politike
23 Tetor 2024, 11:42
r.ll
protesta
STRASBURG- Ka nisur protesta në formë sensibilizimi e opozitës para Parlamentit Europian në Strasburg. Ndërkohë...
Politike
23 Tetor 2024, 11:22
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luft&e...
Politike
23 Tetor 2024, 11:21
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka mbajtur një deklaratë për mediat ku ka komentuar detaje të ndryshme nga do...
Politike
23 Tetor 2024, 10:55
N.F
Gonxhe
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministri i Brendshëm, Ervin ...
Politike
23 Tetor 2024, 10:51
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Lidhur me detajet e përmendura në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, deputetja Monika...
Politike
23 Tetor 2024, 10:42
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat për disa nga detajet e për...
Politike
23 Tetor 2024, 10:35
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ...
Politike
23 Tetor 2024, 10:35
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Pas daljes nga Gjykata e Posaçme, deputetja Monika Kryemadhi akuzoi prokurorët se kanë kryer sot një p...