Politike

Hoxha: Vjedhja e sigurimeve është krim ekonomik, ndëshkime për të gjithë ata që abuzojnë! Do intensifikojmë kontrollet për të goditur abuzimet me pagat

Gjatë fjalës së tij Hoxha tha se vjedhja e sigurimeve është një krim ekonomik dhe të gjithë ata që abuzojnë do të ndëshkohen.

23 Tetor 2024, 12:04 Nga N.F
Hoxha: Vjedhja e sigurimeve është krim ekonomik, ndëshkime
Ministri Hoxha

TIRANË- Ministri i brendshëm, Ervin Hoxha ka marrë pjesë ditën e sotme në takimin me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit. Gjatë fjalës së tij Hoxha tha se vjedhja e sigurimeve është një krim ekonomik dhe të gjithë ata që abuzojnë do të ndëshkohen.

Ai shtoi se do të intensifikojnëkontrollet për të goditur abuzimet me pagat si dhe do të ketë hetime të thelluara për të ndëshkuar ato grupe që abuzojnë. 

“Vjedhja e sigurimeve është akt i pastër vjedhje dhe si i tillë do të trajtohet për këtë të jeni të sigurt, pasi është krim ekonomik. Do intensifikojmë kontrollet për të goditur abuzimet me pagat, do të ketë hetime të thelluara për të ndëshkuar ato grupe që abuzojnë. Ashtu siç kemi bërë me energjinë elektrike dhe me ndërtimet pa leje, do të bëjmë edhe këtu dhe do kemi rezultate domethënëse”, tha Ervin Hoxha.

ervin hoxha sigurime paga

Sondazh

Poll