Politike

Biznesmeni Adrian Shatku në dosjen e SPAK? Kryemadhi: Është kushëriri im, unë dhe Ilir Meta nuk kemi dhënë asnjë leje për...

Kryemadhi shtoi se Meta nuk ka pasur asnëherë marrëdhënie të mira me familjarët e saj.

23 Tetor 2024, 10:51 Nga r.ll
Biznesmeni Adrian Shatku në dosjen e SPAK? Kryemadhi: Është
monika kryemadhi

TIRANË- Lidhur me detajet e përmendura në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme, deputetja Monika Kryemadhi ka folur edhe lidhur me përfshirjen apo jo të biznesmenit Adrian Shatku në hetime. 

Kryemadhi tha se Shatku ishte kushëriri i saj, lejen e fibrës optike me ligj ja ka dhënë Genc Pollo dhe Sali Berisha dhe jo Ilir Meta dhe ajo vetë. Kryemadhi shtoi se Meta nuk ka pasur asnëherë marrëdhënie të mira me familjarët e saj.

"Adrian Shatku është kushëriri im. Ka dashur të vijë në Shqipëri sepse biznesi i tij nuk ka lidhje me politikën. E gjithë infrastruktura e shtetit shqiptar nuk ofron atë që duhet. Ka marrë një leje të fibrës optike nga Genc Pollo dhe Sali Berisha, me ligj. Nuk ja ka dhënë Monika Kryemadhi as Ilir Meta. Ilir Meta ka shkuar shumë keq me këtë kushëririn time. Ilir Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mira me njerëzit e mi, sepse po të kishte do të ishin në poste drejtuese. Sot e kësaj dite e ke monopol fibrën optike. Zoti Adrian Shatku ka bërë kërkesë. Unë e kam prezantuar me kryeministrin Rama, me ministren në atë kohë Milena Harito. SPAK gënjen.", tha Kryemadhi. 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll