Politike

"Të eliminohet informaliteti dhe puna e padeklaruar", Blendi Gonxhe: 63% e subjekteve në shkelje! Punëmarrësit informal të identifikuar rezultojnë me rritje

Gonxhja tha gjatë fjalës së tij se duhet të eliminohet informaliteti dhe puna e padeklaruar. Ai theksoi se është evidentuar një rritje e tentativës për të shmangur dhe përfituar në mënyrë të padrejtë nga tregu që është në zhvillim e sipër.

23 Tetor 2024, 10:55 Nga N.F
"Të eliminohet informaliteti dhe puna e padeklaruar", Blendi
Gonxhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj kanë zhvilluar ditën e sotme takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit. Në fjalën e tij, ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja tha se Shqipëria është në një moment të mirë ekonomik dhe se ka rritje të turizmit.

Gonxhja tha gjatë fjalës së tij se duhet të eliminohet informaliteti dhe puna e padeklaruar. Ai theksoi se është evidentuar një rritje e tentativës për të shmangur dhe përfituar në mënyrë të padrejtë nga tregu që është në zhvillim e sipër.

"Nga inspektimet është vërtetuar se 63% e subjekteve në shkelje, me elementë të informalitetit gri si mosdeklarimi i pagës, mungesa e kontratës, moskalimi i pagës në sistemin bankar, përllogaritja e pagës, apo e turneve të dyta e të treta për punonjësit. Punëmarrësit informal të identifikuar rezultojnë me rritje madje krahasuar me një vit më parë me 29%. 1984 punëmarrës informalë të futur në skemën e pagës formale gjatë procesit inspektues vetëm përmes masave të marra nga ky inspektoriat," tha ai.

blendi goxhe

Sondazh

Poll