Politike

"Prokurorët na kanë provokuar edhe sot", Kryemadhi: I kam të deklaruara të gjitha pasuritë e mia dhe të prindërve të mi

Kryemadhi tha se për të larguar vëmendjen nga krimi i organizuar, sipas saj SPAK po kërkon të bëjë "show politik dhe mediatik"

23 Tetor 2024, 10:35 Nga r.ll
"Prokurorët na kanë provokuar edhe sot", Kryemadhi: I kam
monika kryemadhi

TIRANË- Pas daljes nga Gjykata e Posaçme, deputetja Monika Kryemadhi akuzoi prokurorët se kanë kryer sot një provokim duke i vendosur të gjithë bashkë në një sallë gjyqi. 

Kryemadhi tha se për të larguar vëmendjen nga krimi i organizuar, sipas saj SPAK po kërkon të bëjë "show politik dhe mediatik". Më tej ajo shtoi se pasuritë e saj dhe të prindërve i ka të deklaruara. 

"Na kanë provokuar edhe sot. Na kanë futur me një sallë të gjithë bashkë. Për të larguar vëmendjen nga Encro dhe nga krimi i organizuar po kërkojnë të bëjnë show politik, mediatik dhe emocional. Ku kanë byth me fol ata, ku flasin dot ata pa lejen e Ramës. Ilir Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi. Unë i kam të deklaruara të gjitha. Edhe paratë e prindërve të mi. Po të kisha para për të fshehur nuk do përdorja karta krediti po para kesh.", tha Kryemadhi. 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll