23 Tetor 2024, 10:42
Nga r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat për disa nga detajet e përmendura në dosjen hetimore të SPAK. Kryemadhi sqaroi edhe përmendien e biznesmenit Samir Mane në dosje, për të cilin tha se i kishte shitur një shtëpi në vlerën 300 mijë euro që sipas saj, është bërë me kontratë.
Për pjesën e përmendur për ligjet me porosi, ajo tha se ligji është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, sigurimeve të minatorëve dhe për disa procedura të tjera dhe jo sepse iu dhurua një vilë.
"Të më fali Samir Mane që ia përmend emrin por ia keni përmendur ju të gjithë. Samir Manes i kam shitur një shtëpi në vlerën 300 mijë euro që është bërë me kontratë. Në 2014 është një ligj që e ka kërkuar Vali Bizhga kryeshefe e kabinetit të Ramës që është nga qeveria shqiptare për unifikimin e funksionimit të kompanive që merreshin me galeritë e minierave. Përparim Spahiu kishte propozuar në emër të LSI statusin e minatorit. Ju shihni si sot vijojnë protestojnë ende minatorët. Është bërë mbledhje e komisionit të veprimtarive prodhuese ku unë isha anëtare. Ligji është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, sigurimeve të minatorëve dhe për disa procedura të tjera. Nuk mbaj mend a shkoi ligji apo jo, por nuk të bëjë ligji që më paska dhuruar një vilë Samiri. Kam dashur unë të marr një vilë në Rolling Hills, kam shkuar e kam parë me mamanë time me të cilën jetoj por Meta nuk dinte gjë. Kam folur me bashkëshorten e Manes. Ambasadori grek në atë kohë i tha Metës do të jemi komshinj, dhe aty Meta mori dijeni për rastin.", tha Kryemadhi.
monika kryemadhi
Politike
23 Tetor 2024, 10:35
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ...
Politike
23 Tetor 2024, 10:35
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Pas daljes nga Gjykata e Posaçme, deputetja Monika Kryemadhi akuzoi prokurorët se kanë kryer sot një p...
Politike
23 Tetor 2024, 10:29
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës n&...
Politike
23 Tetor 2024, 10:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme për presidentin e Partisë së Liris&eu...
Politike
23 Tetor 2024, 09:58
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ndodhet ditën e sotme në Strasburg ku po kryejnë takime me eurodep...
Politike
23 Tetor 2024, 09:32
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Po...
Politike
23 Tetor 2024, 09:25
r.ll
piro xhixho
TIRANË- Ka mbërritur para pak çastesh në ambientet e Gjykatës së Posaçme, Piro Xhixho, i cili shihet i ...
Politike
23 Tetor 2024, 09:05
r.ll
fugoni i policisse
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është larguar para pak minutash nga Blloku i Siguris&eum...
Politike
23 Tetor 2024, 07:57
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike do të protestojnë ditën e sotme para Parlamentit Europian në Str...
Politike
23 Tetor 2024, 07:48
r.ll
xhixho, kryemadhi dhe coku, meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të dalë ditën e sotme para trup&eu...