Sport

VIDEO / Milan merr tre pikët e para në Champions!

Asnjë surprizë në ndeshjen tjetër të orës 18:45, Monaco – Crvena Zvezda. Ekipi i Principatës fitoi me rezultatin e thellë 5-1, duke mos i dhënë asnjë shans kundërshtarit nga Serbia.

22 Tetor 2024, 22:53 Nga DOSJA
VIDEO / Milan merr tre pikët e para në Champions!

ITALI - Milani merr tri pikët e para në Championsin e ri. “Djalli” mposhti 3-1 Club Brugge në “San Siro” në një ndeshje që u kushtëzua nga ndëshkimi i Onyedika me karton të kuq në minutën e 40-të, episod që i dha mundësi skuadrës së Fonsecas të luante për për pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më shumë.

Milani kaloi në avantazh ndaj Club Brugge me një gol  të pazakontë nga Chtistian Pulisicit. Në minutën e 34-t, futbollisti me origjinë kroate ekzekutoi një goditje këndi direkt në portë, duke befasuar portierin dhe mbrojtjen e ekipit belg.

Në minutën e 51-të, kuqezinjtë u befasuan nga goli i Sebbe, edhe pse ishin në superioritet numerik. Gjithsesi, për të shpëtuar mbrëmjen e vendasve mendoi Reijnders, që realizoi dy herë në minutat 61’ dhe 71’.

Asnjë surprizë në ndeshjen tjetër të orës 18:45, Monaco – Crvena Zvezda. Ekipi i Principatës fitoi me rezultatin e thellë 5-1, duke mos i dhënë asnjë shans kundërshtarit nga Serbia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll