Sport

Hansi Flick drejtonte Bayernin në vitin 2020, presidenti Laporta i kujton atij poshtërimin: "Ti na detyrohesh diçka"…

Bayerni i Flick i shkatërroi 8-2 Blaugranat; ishin çerekfinalet e Ligës së Kampionëve 2019/2020, të gjitha të luajtura në Lisbonë në një ndeshje të vetme, me një format të paprecedentë për shkak të pandemisë.

22 Tetor 2024, 16:30 Nga DOSJA

Hansi Flick drejtonte Bayernin në vitin 2020, presidenti Laporta i kujton

SPANJE - Ndeshja kundër Bayern Munichut është testi i parë i vërtetë për Barcelonën e Hansi Flick. Siç raportohet nga As , faktet tregojnë, të paktën për momentin, se presidenti Joan Laporta kishte plotësisht të drejtë, kur vendosi të ndërrojë trajner...

Ardhja e teknikut gjerman solli optimizëm dhe besim në dhomën e zhveshjes katalanase, që dukej se lundronte pa qëllim nga finalja e sezonit të kaluar.

Kryesuesja e La Ligës, me 27 pikë të fituara në dhjetë ndeshjet e para, Barcelona është një nga skuadrat më të mira për momentin dhe tani shpreson të hakmerret sadopak.

Laporta e ka ende në mendje ndeshjen në të cilën Bayerni i Flick i shkatërroi Blaugranat; ishin çerekfinalet e Ligës së Kampionëve 2019/2020, të gjitha të luajtura në Lisbonë në një ndeshje të vetme, me një format të paprecedentë për shkak të pandemisë.

Ekipi bavarez në atë ndeshje shënoi me Muller (dopiedë), Perisic, Gnabry, Lewandodowski, Coutinho (dopiedë) dhe Kimmich, e bënë atë 14 gusht një ditë shumë të errët në historinë e Barçës: ndeshja përfundoi 8-2 për gjermanët dhe Laporta i kujtoi Flick:

"Ti na detyrohesh diçka. Nëse mund të marrim një ndeshje me diferencë më të madhe do të ishte më mirë, por edhe vetëm një fitore është mirë…”. Në atë kohë president ishte Bartomeu, i zëvendësuar dy muaj më vonë nga Laporta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll