Sport

Guardiola dhe dashuria e tij për Stones: "Sikur të ishte djali im. Nuk ka njeri që do të doja më shumë"

“Unë e di gjuhën e trupit të tij, di gjithçka për të. Ai është një nga profesionistët më të mirë dhe është një person i veçantë”

22 Tetor 2024, 19:53 Nga DOSJA

Guardiola dhe dashuria e tij për Stones: "Sikur të ishte djali

ANGLI - Në prag të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve kundër Sparta Pragës, Manchester City po përfundon përgatitjet në Etihad dhe Pep Guardiola, trajneri i “Qytetarëve”, dha një konferencë prekëse për shtyp, në të cilën shpjegoi lidhjen e veçantë që ka me John Stones. Qendërmbrojtësi i SkyBluve, i cili nën drejtimin e mendjes brilante të ish-trajnerit të Barcelonës pati një transformim total.

Certifikata e dashurisë…
"John është si djali im, sinqerisht. Unë e di gjuhën e trupit të tij, di gjithçka për të. Ai është një nga profesionistët më të mirë dhe është një person i veçantë. Nuk ka një person që do të doja më shumë se ai",- u shpreh ai për Sky Sports UK.

Fjalët e fitores vendimtare ndaj Wolves
Së fundmi, mbrojtësi anglez, për të dytën herë në këtë sezon, gjeti një gol shumë të rëndë në fundin e kohës së shtuar, kur ende vazhdonte barazimi 1-1 mes Wolverhampton dhe Manchester Cityt. Mjaftoi një goditje nga këndi dhe një goditje fituese e Stones për t'i dërguar Sky Blues në parajsë dhe për ta lejuar Guardiola & CO të qëndrojnë në vazhdën e Liverpool-it të pathyeshëm.

"Ne u përpoqëm të përmirësojmë shumë aksionet tona dhe t'i shfrytëzojmë sa më shumë. Sot treguam një vëmendje të re dhe një qëndrim të ri ndaj tyre. Shpresojmë që ky të jetë fillimi i shumë të tjerëve. Është një pjesë jetike e lojës, në të dy skajet e fushës dhe ishte një kënaqësi e vërtetë për mua të fitoja një ndeshje kaq të vështirë”, - tha trajneri spanjol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll