Sport

Kundër Bayernit, e 100-ta me Barcelonën, Raphinha: “Shpresoj të festoj me fitore”...

“Unë jam këtu për të treguar historinë time; Neymar ka bërë të tijën dhe unë po përpiqem të bëj timen”

22 Tetor 2024, 20:13 Nga DOSJA

Kundër Bayernit, e 100-ta me Barcelonën, Raphinha: “Shpresoj

SPANJE - Raphinha është gati të festojë 100 ndeshje me Barcelonën, një moment historic, që mund ta arrijë nesër kundër Bayern Munich në Champions League:

"Do të jetë një ndeshje vërtet e veçantë. Ne po punojmë shumë, do të festoj pas ndeshjes dhe shpresoj që ta bëj me fitore Ne punojmë për të marrë tre pikët, që është gjëja më e rëndësishme”, tha ai në konferencë.

Si e shpjegoni hapin tuaj përpara?
"Mund të them se është për shkak të një çështjeje mendore dhe taktike. Për mua është shumë i rëndësishëm besimi që më japin trajneri dhe shokët e mi. Jam gjithmonë i gatshëm të ndihmoj. Mentaliteti me të cilin kam nisur këtë vit është i ndryshëm. Unë jam në më mirë”.

Sa e rëndësishme është për ju të jeni kapiten?
"E vërteta është se më jep krenari të madhe të mbaj shiritin në krah, e bëj me entuziazëm. Të jesh kapiten nuk do të thotë vetëm të vesh shiritin, por të ndihmosh dhe të dëgjosh të gjithë. Unë dua të ndihmoj në çdo mënyrë të mundshme."

A ka dëshirë për hakmarrje ndaj Bayernit?
"Ndodhi ajo që ndodhi. Unë nuk shoh ndonjë dëshirë për hakmarrje, ne përgatitemi si gjithmonë për të fituar".

Çfarë mësoni nga Lamine Yamal?
"Unë mund të mësoj shumë gjëra. Ne jetojmë me të rinjtë çdo ditë."

A ndiheni si trashëgimtari i Neymar?
"Nuk më pëlqen të krahasoj veten me lojtarët e tjerë. Unë jam këtu për të treguar historinë time; Neymar ka bërë të tijën dhe unë po përpiqem të bëj timen. Shpresoj të kujtohem në të ardhmen."

Kthimi i Gavi…
"Ai është një djalë mjaft i dashur. Ai është një person i jashtëzakonshëm dhe është vërtet emocionuese ta shohësh atë duke luajtur përsëri me këtë fanelë. Ne të gjithë ishim shumë të lumtur për të, madje edhe të shqetësuar sepse e dimë stilin e tij."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll