Sport

Lojtari belg humb tre gishta, nga një fishekzjarr i hedhur prej tifozëve të ekipit të tij...

Sulmuesi pati një fund të palavdishëm të lojës, edhe pse shënoi dy gola. Sikur të mos mjaftonte kjo, gjithçka ndodhi... në ditëlindjen tuaj

22 Tetor 2024, 15:30 Nga DOSJA

Lojtari belg humb tre gishta, nga një fishekzjarr i hedhur prej

BELGJIKE - Është një episod që ka ndodhur në kategorinë e katërt të futbollit në Belgjikë dhe që në orët e fundit ka bërë që njerëzit të flasin për ngjarjen.

Një sulmues 26-vjeçar nga KSCT Menen u plagos rëndë, ai humbi tërësisht një gisht dhe gjysmën e dy të tjerëve, kur u përpoq të hiqte nga fusha një fishekzjarr të hedhur nga një tifoz i ekipit të tij.

Sipas informacioneve të 'Het Laatste Nieuws', që tregon historinë, sulmuesi po festonte me skuadrën dhe tifozët e tij fitoren mbresëlënëse 4-0, në të cilën kishte shënuar edhe dy gola, kur vuri re mjetet piroteknike të hedhura në fushë.

Lojtari ka nxituar të shkojë në lokacion për t'i larguar pajisjet, të cilat ishin afër disa fëmijëve, kur njëri prej tyre i shpërtheu në dorë.

Sulmuesi, i cili po festonte edhe ditëlindjen atë ditë, u asistua menjëherë dhe u shtrua në repartin e terapisë intensive në spitalin e Brugge. Megjithatë, tashmë ka reaguar KSCT Menen, duke garantuar se do të hapë një “proces dhe do të bashkëpunojë plotësisht me hetimin policor”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll