Sport

Inter- Genoa është prova e vërtetë për vitin 2019/ Conte: Do të ishte fantastike nëse do të fitonim me kaq shumë munges

20 Dhjetor 2019, 19:57 Nga DOSJA
Inter- Genoa është prova e vërtetë për vitin 2019/

ITALI- Për Interin përballja me Genoan mund të konsiderohet sfida më e rëndësishme për vitin 2019. Në Giussepe Meazza zikaltrit nuk kërkojnë më asnjë hap fals për të qëndruar në krye, aty me Juventusin. Trajneri Conte qan pikët e lëna me Romën dhe Fiorentinën megjithatë në konferencën e fundit për shtyp përpara ndeshjes që Interi i tij do të luajë të shtunën në Ora 18:00 ai u shpreh i kënaqur  që skuadra e tij po ecën sipas pritshmërive edhe pse skuadra e tij ka një mori mungesash:

“Kanë qenë pesë muaj në të cilat jemi përballur me probleme të mëdha, por jemi duke i përballuar në mënyrën e duhur. Fakti që ka pasur shumë probleme ka bërë që grupi i futbollistëve të ndërgjegjësohet edhe më shumë. Thashë të përpiqemi dhe të shkojmë për Krishtlindje në mënyrën më të mirë”.

Inter ka mundësinë më të mirë që ta mbyll vitin 2019 si kampionë dimri, edhe pse luajnë përballë një skuadre si Genoa, e cila ndodhet në zonën e rënies.

(E.Ç/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport antonio conte genoa inter antonio conte genoa inter

Sondazh

Poll