Politike

Debatet te "Shëndetësia"/ "Do shkosh vetë në SPAK apo me avokat", Vokshi- Ndrecës: Lista e deputetëve të Durrësit është bërë nga bandat kriminale

Ndreca iu përgjigj duke i thënë se ndryshe nga PD, PS nuk e konsideron SPAK-un organizatë kriminale.

21 Tetor 2024, 09:56 Nga r.ll
Debatet te "Shëndetësia"/ "Do shkosh vetë në
vokshi, ndreca

TIRANË- Ka nisur sërish me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi iu drejtua nënkryetarit, Plarent Ndrecës duke i thënë se ka hall nëse do të shkojë në SPAK me këmbët e veta apo me avokat.

Vokshi tha se lista e deputetëve të Durrësit është bërë nga bandat, duke nënkuptuar arrestimin e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Ndreca iu përgjigj duke i thënë se ndryshe nga PD, PS nuk e konsideron SPAK-un organizatë kriminale.

DEBATI: 

Albana Vokshi: A jeni në terezi apo jo. Nuk bëhet kështu mbledhja. Rendin e ditës e bën kryetarja.

Plarent NdrecaE bën mbledhjen ¼ e anëtarëve. Po bën presion. Nuk ma ndjen hiç se çfarë thua. Ju e keni penguar Komisionin. Ne kemi pritur gjithmonë me shumë durim.

Albana Vokshi: Si të vijnë mbrapa këta ty. Në SPAK do shkosh me këmbët e tua apo do marrësh avokat. Ky është halli. Lista e Durrësit ka gjysmën e deputetëve në burg. Lista është bërë me urdhër të bandave.

Plarent Ndreca: Ne SPAK-un nuk e konsiderojmë organizatë kriminale, ndryshe nga ju.

albana vokshi plarent ndreca

Sondazh

Poll