Politike

"Katër herë më i dobët se i Serbisë"/ Berisha: Banka Botërore sot damkoste Shqipërinë për sistemin e saj arsimor

Gjithashtu Berisha tha se është i vetmi vend që pas një ngjitje vertikale, pësoi një rënie katastrofale, pësoi një rënie prej 68 pikësh në në 8 vitet e tyre, pësoi një rënie rrënimtare për sistemin e arsimit. 

18 Tetor 2024, 19:50 Nga E. D
"Katër herë më i dobët se i Serbisë"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot Historia e arsimit gjatë periudhës së Rilindjes, është historia më e turpshme e planetit. Gjithashtu Berisha tha se është i vetmi vend që pas një ngjitje vertikale, pësoi një rënie katastrofale, pësoi një rënie prej 68 pikësh në në 8 vitet e tyre, pësoi një rënie rrënimtare për sistemin e arsimit. Ai shtoi se sot, Banka Botërore damkoste Shqipërinë për sistemin e saj arsimor, më i dobëti, 4 herë më i dobët se i Serbisë.

"Historia e arsimit, miqtë e mi, gjatë periudhës së Rilindjes, është historia më e turpshme e planetit. I vetmi vend që pas një ngjitje vertikale, pësoi një rënie katastrofale, pësoi një rënie prej 68 pikësh në në 8 vitet e tyre, pësoi një rënie rrënimtare për sistemin e arsimit. Ndaj edhe sot, Banka Botërore damkoste Shqipërinë për sistemin e saj arsimor, më i dobëti, 4 herë më i dobët se i Serbisë. Imagjinoni miq, 4 herë më i dobët se i Serbisë. 3 herë më i dobët së sa i Maqedonisë. Ndaj dhe ju, po mbroni pra interesat e të gjithë nxënësve, por edhe të studentëve, edhe të të rinjve.

Përsëri kryehajduti i Tiranës, ky kryehajdut që iu thotë qytetarëve se kam mbjellur 1 milionë fidanë dhe pyll, sepse ka vjedhur, ka vjedhur, ka vjedhur. Çmimi në një kohë i fidanëve kur nuk e mbjell as 6 mijë. Ky hajdut mburrej e rrihte gjoksin me rritjen e çmimeve, në një kohë kur një njeri që shkollohet në Tiranë për të blerë një apartament në kryeqytetin e tij të dashur, nuk e blen dot, duhet të punojë 100 vite. 100 vite nuk punon asnjëri," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll