Politike

"Rrëzon Kushtetuesen"/ Meta për vendimin e Gjykatës së Romës: U shkelën Konventa e të drejtave të njeriut dhe ligjet ndërkombëtare për emigrantët

Për mes një postimi në 'X' Meta shkruan se shkruan se vendimi i gjykatës ëë Romës rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri, të cilën e quajti një institucion që shkel Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjet ndërkombëtare.

18 Tetor 2024, 19:26 Nga E. D
"Rrëzon Kushtetuesen"/ Meta për vendimin e Gjykatës
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga Gjykata e Romës për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Për mes një postimi në 'X' Meta shkruan se shkruan se vendimi i gjykatës ëë Romës rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri, të cilën e quajti një institucion që shkel Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe ligjet ndërkombëtare.

“Vendimi i Gjykatës së Romës për të rrëzuar paktin Rama-Meloni rrëzon edhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë si një institucion të uzurpuar nga Edi Rama që shkel Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ligjet ndërkombëtare të refugjatëve e marrëveshjet shqiptare, për refugjatët”, shkruan ai.

ilir meta

Sondazh

Poll