Politike

Vokshi kërkoi përjashtimin e Ndrecës, Metajt dhe Braçes pas përplasjes tek Hetimori i Shëndetësisë, Sekretariati i Etikës nuk e merr parasysh kërkesën

Mësohet se kërkesa që u depozitua nga Albana Vokshi nuk është marrë në shqyrtym, pasi u konsiderua jashtë afateve.

18 Tetor 2024, 18:58 Nga DOSJA
Vokshi kërkoi përjashtimin e Ndrecës, Metajt dhe Braçes
Albana Vokshi

TIRANË- Sekretariati i Etikes nuk e ka marrë parasysh kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e masave për mbarëvajtjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi. Mësohet se kërkesa që u depozitua nga Albana Vokshi nuk është marrë në shqyrtym, pasi u konsiderua jashtë afateve.

Vokshi në kërkesën e saj tha se i kanë dërguar një shkresë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, të fillojë procedurat parlamentare për zëvendësimin e zv.kryetarit dhe sekretarit të komisionit që kanë shkelur rregulloren dhe ligjin për komisionet hetimore.  

“Të nisë procedura për marrjen e masave disiplinore për deputetët  dhunues verbale, Plarnet Ndreca, Ilir Metaj dhe Erion Braçe. I kemi dërguar një shkresë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, të fillojë procedurat parlamentare për zëvendësimin e zv.kryetarit dhe sekretarit të komisionit që kanë shkelur rregulloren dhe ligjin për komisionet hetimore. Të paralajmëroi 6 deputetët e tjerë për shkeljet që janë bërë në këtë komision.  Të urdhërojë lejimin e anëtarëve të opozitës në Komisionin Hetimor. Komisionet hetimore funksionojnë me ligje të veçanta. 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë këtu prezent. Të nisë procedura për marrjen e masave disiplinore për deputetët  dhunues verbale, Plarnet Ndreca, Ilir Metaj dhe Erion Braçe, të nisë masave disiplinor për sekretarin e përgjithshëm dhe gjitha administratës që ka penguar komisionin. Kemi bërë kërkesë në Sekretariatin e Etikës për përjashtimin e deputetëve dhunues për këta deputetë, kemi përgatitur edhe kallëzim penal për këdo që ka penguar hetimin parlamentar”, deklaroi Vokshi me 11 tetor.

albana vokshi

Sondazh

Poll