Politike

Partitë Popullore Evropiane njohin zyrtarisht Sali Berishën si Kryetarin e Partisë Demokratike, Weber: Nominoni kandidaturat për në Asamble

Mësohet se në një letrën drejtuar kreut të PD-së, Presidenti i Partive Popullore Evropiane Manfred Weber, i shkruan Berishës që t’i nominoj kandidaturat për në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane.

18 Tetor 2024, 19:20 Nga M.B
Partitë Popullore Evropiane njohin zyrtarisht Sali Berishën si
Sali Berisha

TIRANA- Partitë Popullore Evropiane kanë njohur zyrtarisht Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike. Mësohet se në një letrën drejtuar kreut të PD-së, Presidenti i Partive Popullore Evropiane Manfred Weber, i shkruan Berishës që t’i nominoj kandidaturat për në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane.

Situata e krijuar në PD në tre vitet e fundit, ku Lulzim Basha pretendonte se drejtonte PD-në e nga ana tjetër Berisha shprehej se PD-ja e vërtetë është ai, bën që PPE, të mos mbante anë, por të priste zgjidhjen.

Partitë Popullore Evropiane njohin zyrtarisht Sali Berishën si

Më 11 qershor të këtij viti, Gjykata e Apelit ka marrë vendimin në lidhje me vulën dhe logon e Partisë Demokratike duke caktuar se vula dhe logoja e PD-së i kalojnë komisionit të Rithemelimit duke bërë kryetar ligjitim të saj Sali Berishën.

Gjykata e Apelit vendosi mospranimin e ankimimimit të Enkelejd Alibeajt duke mos e quajtur atë palë në këtë proces. Kështu Apeli vendosi të mos pranojë ankimimin, duke lënë kështu automatikisht në fuqi, vendimin e shkallës së parë i cili njohu Kuvendin e thirrur nga Berisha dhe mbështetësit e tij, në dhjetor të vitit 2021, si dhe vendimet që pasuan me ngritjen e strukturave të reja partiake dhe një proces votimi që zgjodhi në krye si drejtues Berishën.

Në mars të vitit 2022, Gjykata e shkallës së parë i dha të drejtë Rithemelimit dhe lëvizjes së ndërmarrë nga  Berisha, si një reagim ndaj përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë me vendim të kryetarit të atëhershëm Basha për shkak të shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit, nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Vendimi u ankimua në Gjykatën e Apelit, së cilës iu desh një vit për të vendosur që çështja të rikthehej në Shkallën e parë. Por Berisha e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë. Në dhjetor të vitit të kaluar, kjo Gjykatë e riktheu rastin sërish në Apel, duke urdhëruar që të kishte një tjetër trupë gjykuese.

 

 

sali berisha

Sondazh

Poll