Politike

Padia në SPAK/ Bardhi publikon deklaratat e drejtorit të OSHEE-së: Ja provat, për 8 orë u grabitën mbi 88 mijë euro

Ai shton se drejtori i OSHEE-së nuk ka lidhje direkte me transaksionet e shit-blerjes së energjisë. 

18 Tetor 2024, 18:53 Nga M.B
Padia në SPAK/ Bardhi publikon deklaratat e drejtorit të
Gazment Bardhi

TIRANA- Pasi paditi në SPAK ministren e Energjisë, Belinda Balluku duke e akuzuar se vetëm për një vit grabiti rreth 180 milionë euro me shitjen e energjisë, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar në rrjetet sociale një intervistë të drejtorit të OSHEE-së, që sipas tij duhet të administrohet si provë nga SPAK.

Sipas Bardhit, Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë prej saj me energjinë elektrike. Ai shton se drejtori i OSHEE-së nuk ka lidhje direkte me transaksionet e shit-blerjes së energjisë. 

Reagimi i Bardhit:

SPAK të administrojë intervistën e vartësit të Ballukut

Ministrja Balluku ka nxjerrë sot drejtorin e OSHEE-së për të ç’orientuar opinionin në lidhje me grabitjet që janë bërë prej saj me energjinë elektrike. Ky zotëria që ka folur nuk ka lidhje direkte me transaksionet e shit-blerjes së energjisë. Ata që kanë heshtin!

Megjithatë, vartësi i Belinda Ballukut sot ka dhënë një dëshmi të cilën i kërkoj SPAK-ut ta administrojë, sepse ai deklaron se në bursë bëhen vetëm blerje afatshkurtra!

Ja ku po i jap një provë se si në blerjen e natës së vitit të ri, është blerë jashtë bursës për 8 orë 2000 Mëh energji dhe grabitja vetëm për këto 8 orë rezulton të jetë 88 mijë e 960 euro.

SPAK i ka të gjitha dokumentet dhe operacionet korruptive lidhur me këtë aferë. Janë kapur me presh në dorë si hajdutë ordinerë dhe nuk manipulojnë dot askënd me gënjeshtra!

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll