Bota

Vrasja e liderit të Hamasit/ Biden: Do bisedoj me Netanyahun për t'i dhënë fund luftës përgjithmonë! Harris: Drejtësia është vënë në vend

17 Tetor 2024, 21:14 Nga r.ll
Vrasja e liderit të Hamasit/ Biden: Do bisedoj me Netanyahun për
yahya sinwar

SHBA- Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se ai do të diskutojë përfundimin një herë e mirë të luftës me Benjamin Netanyahu pasi Izraeli konfirmoi se kishte vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. 

“Do të flas së shpejti me kryeministrin Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë izraelitë për t'i uruar ata, për të diskutuar rrugën për sjelljen e pengjeve në shtëpi te familjet e tyre dhe për t'i dhënë fund kësaj lufte një herë e përgjithmonë, e cila ka shkaktuar kaq shumë shkatërrim për njerëzit e pafajshëm.”, tha presidenti amerikan në një deklaratë. Ai shtoi se pas vdekjes së Sinwar, sot ishte një ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për botën. 

“Për miqtë e mi izraelitë, kjo është pa dyshim një ditë lehtësimi dhe kujtimi, e ngjashme me skenat e dëshmuara në të gjithë Shtetet e Bashkuara pasi Presidenti Obama urdhëroi bastisjen për të vrarë Osama Bin Ladenin në vitin 2011,” tha Biden. 

Zëvendëspresidentja dhe kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris ka thënë se vdekja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, mund t'i japë fund luftës në Gaza.

"Ky moment na jep një mundësi për t'i dhënë fund luftës në Gaza," tha Harris gjatë fushatës në Wisconsin.

Ajo tha se lufta duhet të përfundojë në mënyrë që Izraeli të jetë i sigurt, pengjet të lirohen, vuajtjet në Gaza të marrin fund dhe populli palestinez të mund të realizojë të drejtën e tij për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje.

"Drejtësia është vënë në vend," tha Harris.

Izraeli vrau liderin e Hamasit dhe organizatorin e masakrës së 7 tetorit, Yahyan Sinwar në një shkëmbim zjarri në Gaza. Trupat e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit qëlluan mbi një grup terroristësh të Hamasit në një përleshje në qytetin jugor të Rafah të enjten. Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan kufomën e Sinwar, njeriu më i kërkuar i Izraelit, me një vrimë në kafkën e tij dhe në gjymtyrë. Ushtarët që vranë Sinwarin nuk e kishin atë në shënjestër, por u ndeshën me të në një takim të rastësishëm, raportuan mediat izraelite.

vdekja e yahya sinwar joe biden kamala harris

Sondazh

Poll