Bota

Zyrtarët amerikanë: Misioni për të vrarë liderin e Hamasit u krye dje

Pavarsisht se ushtria izraelite ka vazhduar me testet e ADN-së dhe njohjen e fytyrës për të konstatuar nëse trupi i gjetur i përkiste Sinwar. 

17 Tetor 2024, 18:44 Nga E. D
Zyrtarët amerikanë: Misioni për të vrarë liderin e
Yahya Shinwar

SHBA- Zyratrët amerikanë thanë se misioni për të vrarë liderin e Hamasit, Yahya Shinwar u zhvillua dje. Pavarsisht se ushtria izraelite ka vazhduar me testet e ADN-së dhe njohjen e fytyrës për të konstatuar nëse trupi i gjetur i përkiste Sinwar. Shtetet e Bashkuara, thonë tre zyrtarë amerikanë, nuk ishin të përfshirë në operacion dhe nuk dhanë informacione specifike që e çuan ushtrinë izraelite në Sinwar.

Zyrtarët amerikanë besojnë se nëse vdekja e Sinuar konfirmohet, do të jetë një punë e madhe. Operacioni u zhvillua në Rafah, në jug të Gazës, shtuan dy zyrtarë amerikanë. Sipas ushtrisë izraelite, lideri i Hamasit, i cili u vra pas një operacioni që pasoi një kontroll të rastësishëm dhe zbulim nga ushtarët izraelitë në Rafah, ka vdekur.

Konfirmimi i lajmit vjen nga raportimet e burimeve ushtarake për mediat izraelite si Channel 12, të cilat kanë akses në kasetat e bisedave të ushtarëve me komandantët e tyre menjëherë pas përleshjes. Të njëjtat burime raportuan se ndërtesa në të cilën u gjet Sinwar ishte e rrethuar nga ushtarë izraelitë, ndërsa një dron i dërguar për të inspektuar zonën ishte ai që dërgoi një sinjal se lideri i Hamasit mund të kishte vdekur atje.

yahya shinwar

Sondazh

Poll