17 Tetor 2024, 21:00
Nga N.F
Takimi
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni prezantoi këtë të enjte në Bruksel, marrëveshjen që qeveria e saj ka arritur me Tiranën për qendrat e emigrantëve të drejtuara nga italianët në territorin shqiptar. Takimi jozyrtar për emigracionin mes 10 shteteve anëtare u mbajt përpara samitit të BE-së.
“Meloni, së bashku me kryeministren daneze, Mette Frederiksen dhe kryeministrin holandez, Dick Schoof, mbajtën një takim jozyrtar këtë mëngjes me disa nga shtetet anëtare që kanë më shumë interes për çështjen e migracionit dhe në veçanti zgjidhje inovative të çështjes”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të Kryeministres italiane.
“Përveç Italisë, Danimarkës, Holandës dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian, në takim morën pjesë edhe liderët e Austrisë, Qipros, Republikës Çeke, Greqisë, Hungarisë, Maltës, Polonisë dhe Sllovakisë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përshkroi pikat kryesore të veprimit të treguara në letrën e së hënës mbi migracionin, duke përfshirë çështjen e zgjidhjeve inovative. Kryeministrja Meloni prezantoi marrëveshjen Itali-Shqipëri, një ditë pas mbërritjes së emigrantëve të parë të parregullt në portin e Shëngjinit, duke nënvizuar rolin e saj në luftën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore.
Diskutimi i liderëve u fokusua në konceptin “vend të tretë të sigurt” përpara zbatimit të rregullave sipas Paktit të ri për Migracionin dhe Azilin dhe në bashkëpunimin përgjatë rrugëve të migracionit me UNHCR-në dhe IOM-in në lidhje me kthimet vullnetare të asistuara, si dhe në ” qendrat e kthimit’.
Udhëheqësit e pranishëm ranë dakord të vazhdojnë të mbajnë një koordinim të ngushtë operacional, gjithashtu në funksion të takimeve të ardhshme të Këshillit Evropian, me synimin për të forcuar politikën e migracionit të Bashkimit Evropian dhe për ta bërë atë gjithnjë e më efektive” thuhet në njoftim.
meloni bruksel marreveshja e emigranteve
Bota
17 Tetor 2024, 20:48
r.ll
christine lagarde
SHBA- Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde ka paralajmëruar se një presidencë e dytë e Don...
Bota
17 Tetor 2024, 20:33
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Të gjithë amerikanët kanë mundësi të thonë fjalën e tyre në zgjedhjet e vitit 2024. Por,...
Bota
17 Tetor 2024, 20:06
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se “e keqja ka marrë një goditje të rëndë,&r...
Bota
17 Tetor 2024, 19:21
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy kompanive kineze dhe një kompanie ruse për përfshirjen në...
Bota
17 Tetor 2024, 19:05
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar tha se nuk do të mbaj zi për vdekjen e Sinwar nëse ko...
Bota
17 Tetor 2024, 18:56
E. D
Yahya Sinwar
IZRAEL- Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, konfirmoi se Yahya Sinwar u vra nga ushtarët e IDF. Në një mesazh pë...
Bota
17 Tetor 2024, 18:49
r.ll
yahya sinwar
SHBA- Izraeli u ka konfirmuar zyrtarëve amerikanë se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, ka vdekur sipas testeve fillestare të ADN-...
Bota
17 Tetor 2024, 18:44
E. D
Yahya Shinwar
SHBA- Zyratrët amerikanë thanë se misioni për të vrarë liderin e Hamasit, Yahya Shinwar u zhvillua dje. P...
Bota
17 Tetor 2024, 18:42
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Ndërsa kanë mbetur më pak se tre javë nga dita e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit n&...
Bota
17 Tetor 2024, 18:23
E. D
pamje nga permbytja
FRANCË- Gjashtë departamente në Francë u vunë në alarm të kuq për përmbytje për shkak...