Bota

Vrasja e liderit të Hamasit, Netanyahu: Sot i dhamë një goditje të rëndë së keqes, por detyra para nesh nuk është e përfunduar

Duke iu drejtuar familjeve të pengjeve, Netanyahu theksoi se ishte një “moment i rëndësishëm në luftë”.

17 Tetor 2024, 20:06 Nga r.ll
Vrasja e liderit të Hamasit, Netanyahu: Sot i dhamë një goditje
benjamin netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se “e keqja ka marrë një goditje të rëndë,” por paralajmëroi se misioni i Izraelit nuk është ende i përfunduar. Në një deklaratë pas vdekjes së konfirmuar të Yahya Sinwarit, Netanyahu tha se Izraeli e përmbushi premtimin për të vrarë udhëheqësin e Hamasit.

“Ne sot i dhamë një goditje të rëndë së keqes, por detyra para nesh nuk është ende e përfunduar”, tha ai, shkruan Skynews. Duke iu drejtuar familjeve të pengjeve, Netanyahu theksoi se ishte një “moment i rëndësishëm në luftë”.

Ai shtoi se do të vazhdojnë me të gjithë fuqinë derisa të kthehen në shtëpi të dashurit e tyre, të cilët janë gjithashtu të dashurit e tyre. Netanyahu e quajti këtë detyrën më të lartë të tij.

Për banorët e Gazës, ai tha se “Sinwar ju shkatërroi jetën. Ju tha se ishte një luan, por në të vërtetë po fshihej në një strofull të errët – dhe u vra kur u arratis me panik nga ushtarët tanë”.

Netanyahu e cilësoi vdekjen e Sinwarit si një “pikë të rëndësishme në rënien e sundimit të keq të Hamasit”. Sinwar është raportuar se ka qenë arkitekti i sulmit terrorist të 7 tetorit të vitit të kaluar, kur mbetën të vdekur rreth 1200 persona. 

benjamin netanyahu yahya sinwar

Sondazh

Poll