Bota

"Kjo është një arritje e madhe ushtarake"/ Ministri i Jashtëm izraelit e konfirmon: Sinwar u vra nga ushtarët e IDF

Në një mesazh për homologët e tij në mbarë botën, Katz u bë zyrtari i parë izraelit që njoftoi zyrtarisht neutralizimin e liderit të Hamasit.

17 Tetor 2024, 18:56 Nga E. D
"Kjo është një arritje e madhe ushtarake"/ Ministri i
Yahya Sinwar


IZRAEL- Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, konfirmoi se Yahya Sinwar u vra nga ushtarët e IDF. Në një mesazh për homologët e tij në mbarë botën, Katz u bë zyrtari i parë izraelit që njoftoi zyrtarisht neutralizimin e liderit të Hamasit.

"Vrasësi masiv Yahya Sinwar, i cili është përgjegjës për masakrën dhe mizoritë e 7 tetorit, u vra sot nga ushtarët e IDF. Kjo është një arritje e madhe ushtarake dhe morale për Izraelin dhe një fitore për të gjithë botën e lirë kundër boshtit të keq të islamit radikal të udhëhequr nga Irani”, tha ministri izraelit, sipas zyrës së tij.

Gjithashtu Katz shton se vrasja e Sinwar krijon një mundësi për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe krijimin e një Gaze të lirë nga kontrolli i Hamasit dhe Iranit.

“Izraeli ka nevojë për mbështetjen dhe ndihmën tuaj tani më shumë se kurrë për të çuar përpara këto synime të rëndësishme së bashku”, përfundoi Katz në deklaratën e tij.

Ndërkohë, një foto e qarkulluar në internet tregon ushtarët e IDF që mbajnë trupin e atij që besohet të jetë lideri i Hamasit nga ndërtesa ku ai u vra në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

israel katz yahya sinwar

Sondazh

Poll