Bota

Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar: Nuk do të mbaj zi për vdekjen e Sinwar

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, thotë se Britania e Madhe është ende në pritje të konfirmimit nga Izraeli se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, është vrarë.

17 Tetor 2024, 19:05 Nga E. D
Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar: Nuk do të
fotot ilustruese

IZRAEL- Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar tha se nuk do të mbaj zi për vdekjen e Sinwar nëse konfirmohet. Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, thotë se Britania e Madhe është ende në pritje të konfirmimit nga Izraeli se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, është vrarë.

Por ai thotë nëse është e saktë: "Unë për vete, nuk do të mbaj zi për vdekjen e një lideri terrorist si Sinwar dikush që ishte përgjegjës për sulmin terrorist të 7 tetorit."

Healey thotë se ai dhe qeveria janë të vetëdijshëm se jo vetëm që shkaktoi ditën më të errët, më vdekjeprurëse për popullin hebre që nga Lufta e Dytë Botërore, por se ajo shkaktoi më shumë se një vit konflikt dhe një nivel të patolerueshëm të viktimave civile palestineze. 

john healey

Sondazh

Poll