Bota

Izraeli i konfirmon SHBA-së se Sinwar ka vdekur, eleminimi i liderit të Hamasit do të jetë diskutimi kryesor i takimeve të Biden në Berlin

Axhenda për liderët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe pritej të paraqiste diskutime mbi rrugën drejt një armëpushimi në Liban dhe një zgjidhje për krizën humanitare në Gaza.

17 Tetor 2024, 18:49 Nga r.ll
Izraeli i konfirmon SHBA-së se Sinwar ka vdekur, eleminimi i liderit
yahya sinwar

SHBA- Izraeli u ka konfirmuar zyrtarëve amerikanë se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, ka vdekur sipas testeve fillestare të ADN-së. Por bëhet gjithashtu me dije se ende po kryhen testime të mëtejshme.

Vdekja ende e pakonfirmuar e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, pritet të jetë në qendër të diskutimeve për presidentin Joe Biden dhe homologët e tij më të afërt evropianë gjatë një takimi ditën e nesërm në Berlin të premten.

Axhenda për liderët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe pritej të paraqiste diskutime mbi rrugën drejt një armëpushimi në Liban dhe një zgjidhje për krizën humanitare në Gaza.

"Por lajmet e sotme do të tejkalojnë planet e mëparshme të axhendës", ka thënë një zyrtar për CNN.

Udhëheqësit pritej gjithashtu të diskutonin se si ta vendosnin Kievin në pozicionin më të fortë të mundshëm duke hyrë në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, një mbledhje e 57 vendeve që mbështesin përpjekjet ushtarake të Ukrainës që mblidhet çdo disa muaj.

yahya sinwar

Sondazh

Poll