Aktualitet

VD/ Atentat me tritol prokurorit të ‘dosjeve të nxehta’ në Vlorë, Albert Kuliçi. KLP: Akt terrorist (EMRI)

21 Dhjetor 2019, 06:37 Nga DOSJA
VD/ Atentat me tritol prokurorit të ‘dosjeve të nxehta’

VLORË- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar gjatë natës në Vlorë. Një makinë e parkuar në rrugën “28 nëntori” është dëmtuar, pas shpërthimit të një sasie tritoli që ishte vendosur pranë saj.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit, kur shpërtheu lënda plasëse në një makinë të parkuar. Zona ku ka qenë e parkuar makina është shumë e populluar dhe bizneset aty pranë kanë kamera sigurie, që mund të ndihmojnë në hetim. 

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili shkruan se aktet e dhunës ndaj magjistratëve synojnë pengimin e funksionimit normal të sistemit të drejtësisë dhe cënojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike.Çela ofron mbështetjen e tij ndaj magjistratëve.

Nga ana tjetër, presidenti  Ilir Meta dënon ashpër sulmin, duke kërkuar që të hetohen dhe dënohen autorët përgjegjës. Sipas Metës askush nuk duhet të guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit!

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se vetura që ka qenë shënjeshtër është e një prokurori në këtë qytet. Sipas informacioneve të deritanishme bëhet me dije se makina ka qenë në pronësi të Prokurorit Albert Kuliçi. Prokurori Kuliçi njihet në qytetin e Vlorës, pasi ai ka hetuar ish-kreun e Bashkisë, Shpëtim Gjikën dhe ‘peshkun e madh’ të pronave, Pëllumb Petritaj

Policia pas marrjes së informacioneve ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Forca të shumta kanë rrethuar zonën dhe kanë sekuestraur proavat e para materiale.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert kulici shperthen makina e prokurorit shperthim me tritol ne vlore tronditet vlora albert kulici shperthen makina e prokurorit shperthim me tritol ne vlore tronditet vlora

Sondazh

Poll