Aktualitet

Përplasi për vdekje të moshuarin në ‘’Rrugën e Durrësit’’, arrestohet 27-vjeçari (Emri)

20 Dhjetor 2019, 22:12 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje të moshuarin në

TIRANË– Një 73-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia Rrugore e Tiranës, mësohet se 73-vjeçari ëhstë përplasur nga një automjet i llojit “Mercedez Benz”, në momentin që po kalonte rrugën në “Rrugën e Durrësit”.

I moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Nga ana tjetër, mësohet se ka rënë në pranga drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Ergys Musai.

27-vjeçari do  të akuzohet për për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr me pasojë vdekje”.

Njoftimi nga Policia Rrugore e Tiranës

Aksidenton me automjet një 73-vjeçar në rrugën e “Durrësit”, arrestohet drejtuesi i automjetit. Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. M.,27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me automjetin, tip ‘”Mercedes Benz”, në rrugën e “Durrësit”, ka përplasur shtetasin Gj. L., 73 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve dhe plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr me pasojë vdekje” në ngarkim të shtetasit E. M.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne rrugen e durresit aksidentohet 73 vjecari ergys musai aksident me vdekje ne rrugen e durresit aksidentohet 73 vjecari ergys musai

Sondazh

Poll