“Për mua nuk ka diell”/ Historia e trishtë e familjes në Zall-Bastar/Gjyshja: Nuk ha bukë pa qarë
20 Dhjetor 2019, 21:53Nga DOSJA
TIRANË- Në njësia administrative Zall-Bastar pranë Tiranës banon familja Pëllumbi. Gjysha 69-vjeçare jeton me vajzën dhe 4 nipërit dhe mbesat e saj të mitur. Mbesa më e madhe në moshë është Anjeza 12 vjeç dhe më i vogli Endri 6 vjeç. Në shtëpi nuk ka burra, kanë ndërruar jetë. Banesa e tyre është drejt shkatërrimit të plotë, madje duke u bërë e rrezikshme për ta.
“Unë kam katër fëmijët, burri im Flamuri ka ndërruar jetë para dy vitesh. Burri dhe babi më ka ndërruar jetë. Fëmijët e kërkojnë. Po çfarë të bëjmë. Veç dy gra jemi në shtëpi, unë punoj me tokë me lopë, jam 42 vjeç. Goca më e madhe është 12 vjeç. Burri u sëmur dhe vdiq dhe unë ngela me fëmijët, nuk më kanë lidhur as pension, ndonjëherë të afërmit me japin ndonjë ndihmë por ata kanë hallet e tyre. Jemi në dorën tuaj, në qytet jeta është më mirë për t’i edukuar fëmijët, nuk është si në fshat”, thotë Emine Pëllumbi.
“Jam shumë e mërzitur, mua më ka vdekur edhe burri. Unë nuk dua asgjë për vetë, as bukë nuk ha pa qarë më parë, sa jetë e vështirë është. Për mua nuk ka diell, nuk shkoj në asnjë vend, nuk dal nga shtëpia. Unë jam e mbaruar dhe pa shpresë, ju lutem të mendoni për fëmijët”, shprehet gjyshja.
“Babi më mungon shumë por edhe gjyshi si babai. Shkojmë tek varri i babit dhe i gjyshit ndonjëherë. Unë ndihmoj mamin kur ajo shkon në punë. Por këtu na mungojnë gjëra, kur bie shi, shtëpia lëviz jemi pa energji elektrike”, shprehet njëra nga vajzat.
TIRANË– Një ditë pasi “Gazeta Shqiptare” botoi përgjigjen zyrtare të Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit mbi 8 prokurorët e SPAK...
KE- Ndryshimet e ligjeve të medias në Shqipëri, që u miratuan të mërkurën mes polemikave e kritikave të shumta, vazhdojnë të ngjallin shqetësim.Një zëdhënës i K...
TIRANË– Emanuela, një nga aktivistet e Vetëvendosjes ka numëruar shqiptarët që kanë mbetur të vdekûr në Serbi. E ndodhur në bulevardin ‘Gjegj Fishta’, teks...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë ka organizuar një protestë për të refuzuar minishengenin që do të mbahet në Tiranë dhe prezencën e presidentit serb,...
TIRANË– Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri kanë dalë të protestojnë përballë godinës së kryeministrisë, pasi kundërshtojnë Minishengenit Ballka...
TIRANË- Autostrada Tiranë-Durrës është rënduar nga trafiku i automjeteve këtë pasdite. Prej disa orësh radha e automjeteve vijon të qëndrojë e bllokuar duk...
BULQIZË- Një 16-vjeçare, e cila gjatë muajve të fundit largohet natën nga shtëpia, është bërë problem për familjen dhe policinë e Bulqizës.Burime ng...
TIRANË- Ditën e sotme në Sheshin Skëndërbej, është hapur minipanairi për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore .Ky organizim me nismën “Vishu me ...