Politike

"BE është treguar e padrejtë"/ Rama: Por ne nuk kemi plan B, zgjidhja është anëtarësimi në union

Duke folur gjatë konferencës për shqyp, Rama ka theksuar se shqiptarët nuk kanë asnjë plan B, kur vjen fjala për anëtarësimin seopse është e vetmja rrugë. 

15 Tetor 2024, 10:23 Nga I.A
"BE është treguar e padrejtë"/ Rama: Por ne nuk kemi
Edi Rama

LUKSENBURG- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se disa herë Bashkimi Evropian është treguar e padrejtë kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Duke folur gjatë konferencës për shqyp, Rama ka theksuar se shqiptarët nuk kanë asnjë plan B, kur vjen fjala për anëtarësimin seopse është e vetmja rrugë. Po ashtu Rama ka shtuar se është çështje jeta a vdekje për anëtarësimin e vendit në unionin evropian.  

"Është e vërtetë që herë herë BE mund të jetë e padrejtë dhe është treguar e padrejtë ndaj vendeve kandidate, u tregua e padrejtë ndaj nesh. Ne shqiptarët nuk mund të kemi plan B. E kur bëhet fjalë për liri individuale, sundimin e ligjit, historia na ka mësuar se nuk mund të garantohet jashtë sferës së BE.

Këto janë A, B, C e mënyrës së jetës europiane. Zgjedhja e një alternative ndaj anëtarësimit të plotë në BE do të hiqje dorë nga mënyra e jetesës së fundmi zgjodhëm pasi duruam, epoka errësire që na u imponua. Nuk është retorikë pro europiane. Është çështje jete a vdekje për ëndrrën tonë që tu lëmë brezave të ardhshme një vend ku liria e fjalës është e padiskutueshme, ku sundimi i ligjit respektohet dhe funksionon demokracia," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll