15 Tetor 2024, 07:40
Nga M.B
Foto ilustruese
LUKSEMBURG- Shqipëria dhe Bashkimi Europian do të mbajnë sot Konferencën e Dytë Ndërqeveritare në Luksemburg. Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë konferencë nga kryeministri Edi Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Takimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së. Pas takimit rreth orës 09:25 pritet një konferencë për shtyp nga Rama dhe Szijjarto.
Në tryezë për palët shqiptare do të jenë dhe të gjithë zv/ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e nesërme, te njohura si “Themeloret”. Kështu mund të thuhet se grup-kapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike. Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.
Në grup-kapitullin 1, përfshihen fushat dhe kapitujt e negociatave si:
Funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike
Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
Kriteret ekonomike
Kapitulli 5 – Prokurimi publik
Kapitulli 18 – Statistikat
Kapitulli 32 – Kontrolli financiar
Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet me jashtë.
Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE u mbajt më 19 korrik 2022, datë që shënoi një moment historik për vendin tonë teksa Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Hapja e negociatave për Shqipërinë, erdhi 8 vite pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014.
konferenca e dytë ndërqeveritare
Politike
14 Tetor 2024, 21:49
N.F
Zhupa
TIRANË- Deputetja PD-së Ina Zhupa ka folur së fundmi në lidhje me turizmin turistik në vitin 2024. E ftuar emisionin "O...
Politike
14 Tetor 2024, 20:54
N.F
Elly Schlein
LEZHË- Anija "Libra e Marinës" është nisur sot drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë...
Politike
14 Tetor 2024, 19:59
r.ll
edi rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për median gjermane Berliner Zeitung. Ai ka folur lidhur me procesi...
Politike
14 Tetor 2024, 20:07
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit mbrëmjne e sotme është shprehur se Edi Rama...
Politike
14 Tetor 2024, 20:05
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij të përnatshëm është zotuar se do ke...
Politike
14 Tetor 2024, 19:50
r.ll
ulsi manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për mediat pas një konference ku prezantoi strategjinë e d...
Politike
14 Tetor 2024, 19:39
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ba...
Politike
14 Tetor 2024, 16:28
r.ll
endrit braimllari
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përjashtuar nga radhët e partisë ish-deputetin E...
Politike
14 Tetor 2024, 15:45
r.ll
deputetet e pd
FIER- Tre deputetët e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi, kanë zhvilluar një ta...
Politike
14 Tetor 2024, 14:27
I.A
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja Flutura Açka ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike, mes të tjerash edhe krijimin e...