Politike

"Të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit!" Konferenca e dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri/ Ministri i Jashtëm hungarez: Na duhet energjia e re, kjo do të vijë nga hapësira e Ballkanit Perëndimor

Szijjarto tha se kanë përjetuar momente historike në një orë e gjysmë.

15 Tetor 2024, 10:04 Nga M.B
"Të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit!"
Peter Szijjarto

LUKSEMBURG- Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së, ka marrë fjalën i pari në konferencën për shtyp pas zhvillimit të Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri në Luksemburg. Szijjarto tha se kanë përjetuar momente historike në një orë e gjysmë.

Ai shtoi se Bashkimi Europian po humbet konkurieshmërinë e tij kur bie fjala për politikën globale, BE ka nevojë për freski ndaj sipas tij, kjo energji e re do të vijë nga Ballkani Perëndimor. Sipas tij, duke pasur parasysh faktin që koha mesatare e pritjes ka kaluar 15 vite, duhet të përshpejtohen procedurat e zgjerimit.

“Momentet që kemi përjetuar gjatë një orë e gjysmë të fundit ishin historike. Kemi çelur grupin e parë të kapitujve me Shqipërinë, që do të thotë se bisedimet kanë nisur që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Bashkimi Europian po humbet konkurieshmërinë e tij kur bie fjala për politikën globale, BE ka nevojë për freski. Duke njohur mirë Ballkanin Perëndimor e dimë që kjo energji e re do të vijë nga ky rajon, në interesin e mirëfilltë të BE që integrimi të përshpejtohet.

Duhet të ndërmarrim hapa urgjente për besueshmërinë e politikave të zgjerimit, që së fundmi ka humbur. Duke pasur parasysh faktin që koha mesatare e pritjes ka kaluar 15 vite, që është e papërshtatshme. Na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit. Nga ana tjetër shumica e shteteve anëtare shprehen se zgjerimi duhet të jetë proces mbështetur në merita, Shqipëria me arritjet në vitet e fundit, arritjet janë të prekshme", tha Szijjarto.

peter szijjarto

Sondazh

Poll