Politike

Hapja e negociatave me BE-në për grup-kapitullin e parë, Varhelyi: Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara

Ai shton se ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ata janë në gjendje të hapin Klasterin e Parë.

15 Tetor 2024, 09:26 Nga M.B
Hapja e negociatave me BE-në për grup-kapitullin e parë,
Edi Rama dhe Oliver Varhelyi

LUKSEMBURG- Teksa në Luksemburg po mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ku vendi ynë hap negociatat me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka bërë një postim në platformën 'X'.

Varheyli shkruan se përgëzon Shqipërinë për reformat të cilat çuan në hapjen e kapitujve të parë. Ai shton se ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ata janë në gjendje të hapin Klasterin e Parë.

"Sot përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë - Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera", shkruan Varhelyi në 'X'. 

Hapja e negociatave me BE-në për grup-kapitullin e parë,

luksemburg

Sondazh

Poll