Politike

“Qenke komplet out”, debat i ashpër mes Ina Zhupës dhe Ervin Demos: Turizmi është zhvilluar falë punës së shqiptarëve! Keni vendosur gjoba ndaj bizneseve hoteliere

Zhupa nga ana e saj theksoi se nëse sot turizmi ka marrë një hov, kjo nuk është vetëm falë qeverisë, siç propagandohet. Sipas Zhupës, turizmi ka marrë hov, kryesisht për shkak të punës së shqiptarëve.

14 Tetor 2024, 21:49 Nga N.F
“Qenke komplet out”, debat i ashpër mes Ina Zhupës dhe
Zhupa

TIRANË- Deputetja PD-së Ina Zhupa ka folur së fundmi në lidhje me turizmin turistik në vitin 2024. E ftuar emisionin "Open" në News 24, Zhupa pati një debat me kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo. Demo gjatë fjalës së tij tha se sot në Shqipëri ka absolutisht shumë më tepër turistë sesa vite më parë. Kreu i Bashkisë Berat i tha Zhupës se mjafton që të dalë në rrugët e Shqipërisë dhe do të shikojë plot turistë.

Zhupa nga ana e saj theksoi se nëse sot turizmi ka marrë një hov, kjo nuk është vetëm falë qeverisë, siç propagandohet. Sipas Zhupës, turizmi ka marrë hov, kryesisht për shkak të punës së shqiptarëve.

Ervin Demo: Mos e politizo gjënë. Mjafton të dalësh në rrugë dhe shikon të huaj. Kaq. Dil te rruga e parlamentit dhe shikon më tepër të huaj. Më vjen keq që ka dëshpërim, kur ka më shumë turistë. Keni marrë inat pse vijnë turistët.

Ina Zhupa: Keni vendosur gjoba ndaj bizneseve hoteliere. Qeveria ka vendosur detyrim, që shkoni merrni impiantin në X vend të caktuar. Për Planin e Menaxhimit në Berat janë dhënë para shumë atje dhe nuk u bë asgjë. Nëse turizmi ka hov, kjo është falë punës së shqiptarëve. Qenke komplet out.

zhupa ervin demo

Sondazh

Poll