15 Tetor 2024, 09:10
Nga M.B
Delegacioni
LUKSEMBURG- Në Qendrën Europiane të Konventave, në Luksemburg po mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian ku vendi ynë çel negociatat me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
Në foton e mësipërme paraqitet një moment para nisjes së konferencës ku duket Komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi që afrohet pranë tryezës së delegacionit shqiptar të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë konferencë nga kryeministri Edi Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Takimi ka nisur në orën 08:00 dhe do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së. Pas takimit rreth orës 09:25 pritet një konferencë për shtyp nga Rama dhe Szijjarto.
Në tryezë për palët shqiptare do të jenë dhe të gjithë zv/ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e nesërme, te njohura si “Themeloret”. Kështu mund të thuhet se grup-kapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike. Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.
luksemburg
1728976476 xc7
1728976476 xc6
1728976476 xc5
1728976476 xc2
1728976476 xc1
1728975878 ramaa
1png
1728975878 ramaa
Politike
15 Tetor 2024, 08:52
M.B
Peter Szijjarto
LUKSEMBURG- Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radh&eu...
Politike
15 Tetor 2024, 08:37
M.B
Ursula von der Leyen, Edi Rama dhe Giorgia Meloni
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se i ka k&eu...
Politike
15 Tetor 2024, 08:00
M.B
Edi Rama
LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë ku do të zhvillohet Konferenca e dytë Ndërqeveritare me BE,...
Politike
15 Tetor 2024, 07:40
M.B
Foto ilustruese
LUKSEMBURG- Shqipëria dhe Bashkimi Europian do të mbajnë sot Konferencën e Dytë Ndërqeveritare në L...
Politike
14 Tetor 2024, 21:49
N.F
Zhupa
TIRANË- Deputetja PD-së Ina Zhupa ka folur së fundmi në lidhje me turizmin turistik në vitin 2024. E ftuar emisionin "O...
Politike
14 Tetor 2024, 20:54
N.F
Elly Schlein
LEZHË- Anija "Libra e Marinës" është nisur sot drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë...
Politike
14 Tetor 2024, 19:59
r.ll
edi rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për median gjermane Berliner Zeitung. Ai ka folur lidhur me procesi...
Politike
14 Tetor 2024, 20:07
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit mbrëmjne e sotme është shprehur se Edi Rama...
Politike
14 Tetor 2024, 20:05
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij të përnatshëm është zotuar se do ke...
Politike
14 Tetor 2024, 19:50
r.ll
ulsi manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për mediat pas një konference ku prezantoi strategjinë e d...