Politike

Konferenca e dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri/ Ministri i Jashtëm hungarez: Në krye të axhendës, përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor

Ai shtoi se do të ishin të lumtur të kishin vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë.

15 Tetor 2024, 08:52 Nga M.B
Konferenca e dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri/ Ministri i
Peter Szijjarto

LUKSEMBURG- Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së dhe që do të drejtojë konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, krah kryeministrit Edi Rama, dha disa përgjigje për mediat teksa mbërriti në selinë ku po mbahet takimi. Szijjarto tha se në krye të axhendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai shtoi se do të ishin të lumtur të kishin vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë.

“Ajo çka kemi vënë në krye të axhendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Në fakt jetojmë në të njëjtin rajon dhe e dimë se çfarë ndryshimi ka zhvillimi në paqe dhe natyrisht që ne mund të ndihmojmë me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor me zhvillimet paqësore në situatën e tyre. Kështu që do të ishim vërtetë të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë”, tha Szijjarto.

be shqiperia

Sondazh

Poll