Aktualitet

Nuk zhvillohen seancat gjyqësore, kreu i Gjykatës Antikorrupsion-Arben Krajës: Sillni prokurorët e SPAK (Urdhëri i parë)

20 Dhjetor 2019, 12:34 Nga DOSJA
Nuk zhvillohen seancat gjyqësore, kreu i Gjykatës Antikorrupsion-Arben

Për shkak se Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) është në fazë tranzitore, janë bllokuar edhe seancat gjyqësore në Gjykatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (GJKKO).

Në edicionin informativ të orës 12:00 në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha raportoi se kreu i GJKKO-së, Sandër Simoni, i është drejtuar me një shkresë kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja, ku i kërkon pjesëmarrjen e prokurorëve të posaçëm në seanca.

 

“Urdhëri i parë që pritet të dalë ka të bëjë me një rregullore se si do të funksionojë SPAK. Burime jo-zyrtare më bëjnë me dije se ditën e sotme Sandër Simoni, i cili mban detyrën tranzitore si kreu i GJKKO-së, i ka dërguar një shkresë Arben Krajës ku i kërkon prezencën e prokurorëve të posaçëm në seancat gjyqësore, pasi kjo është dita e dytë që seancat gjyqësore nuk po zhvillohen. Në fakt, nuk po zhvillohen sepse duhen pak kohë deri sa SPAK të kalojë fazën tranzitore, pra çështjet administrative që lidhen me shortimin e dosjeve”, raportoi Hoxha.

Marrë nga Top Channel

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja ngritja e spak sander simoni spak arben kraja ngritja e spak sander simoni spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Dhjetor 2019, 12:09

TIRANË- Një person i shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit është arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës. Sipas njoftimit të Po...

Aktualitet 20 Dhjetor 2019, 10:26

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dekoruar sot me “Medalje Nderi” 11 punonjës dhe drejtuesë të Policisë së Shtetit dhe repartit të Shërbimit t...