Aktualitet

Gjithnjë fiton shtëpia, drejtuesja e BET 365 i dhuron vetes 323 milionë euro

20 Dhjetor 2019, 11:45 Nga DOSJA
Gjithnjë fiton shtëpia, drejtuesja e BET 365 i dhuron vetes 323

BRITANI E MADHE- Themeluesja 52-vjeçare e Bet 365, Denise Coates shpërbleu veten me rreth 323 milionë euro vitin e kaluar.

Paga e saj e mëparshme prej 276.6 milionë paundësh britanikë, e listonte atë ndër drejtueset e kompanivë më të mirëpaguara në botë. Ajo ia ka akorduar rritjen e rrogës vetes për të festuar festat e fundvitit.

Kjo do të thotë se për cdo ditë pune përgjatë 2018, Coates është paguar me rreth 1.5 mln euro. Me rastin e festave, Coates nuk është treguat ‘dorështrënguar’ as me të atin dhe vëllanë që gjithashtu punojnë në kompaninë e saj. Të dy bashkë kanë marrë një shpërblim prej 500 mln eurosh.

E themeluar dy dekada më parë, Bet365 është futur në fuqishëm në tregun e basteve sportive online. Kompania e saj ka kapur rekorde duke grumbulluar brenda një viti 758.3 milion paund.

Denise Coates bën pjesë në listën e 20 britanikëve më të pasur, duke e bërë atë të vetmen grua në këtë renditje. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bet365 denise coates kompania britanike e basteve bet365 denise coates kompania britanike e basteve

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Dhjetor 2019, 10:26

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dekoruar sot me “Medalje Nderi” 11 punonjës dhe drejtuesë të Policisë së Shtetit dhe repartit të Shërbimit t...