Aktualitet

20 Dhjetor 2019, 12:09 Nga DOSJA

TIRANË- Një person i shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit është arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës. Sipas njoftimit të Policisë bëhet me dije se 30-vjeçari i arrestuar bënte manovra të rrezikshme në rrugë dhe për këtë gjë është vënë në ndjekje nga patrullat.

Nga verifikimit rezultoi se ai, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Tepelenë, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së një supermarketi në Memaliaj, në nëntor të 2019, si dhe për kalim të paligjshëm të kufirit, shpallur në kërkim nga Policia Kufitare e Korçës, e cila e ka ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë, të cilën ky shtetas nuk e ka paguar.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Rrugore e Tiranës arreston një person të shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Policia Rrugore e Tiranës, në përmbushje të detyrës për parandalimin e aksidenteve rrugore, menaxhimin e trafikut dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, në zbatim dhe të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve për kapjen e personave në kërkim apo atyre që qarkullojnë me armë, si dhe për goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen me automjete, ka shtuar kontrollet ndaj mjeteve të dyshuara për këto vepra penale.

Nga kontrollet parandaluese, efektivët e Policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë marrë informacion se në rrugën “Teodor Keko” një automjet po bënte manovra të rrezikshme dhe menjëherë i janë vënë në ndjekje. Edhe pse drejtuesi i mjeti theu rregullat e qarkullimit, nuk mundi të largohej, pasi u prangos nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Nga verifikimit rezultoi se shtetasi D. C., 30 vjeç, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Tepelenë, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së një supermarketi në Memaliaj , në nëntor të 2019, si dhe për kalim të paligjshëm të kufirit, shpallur në kërkim nga Policia Kufitare e Korçës, e cila e ka ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë, të cilën ky shtetas nuk e ka paguar. Njëkohësisht, ky shtetas u ndëshkua edhe me masë administrative nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30 vjecari ne tirane policia tirane arrestohet 30 vjecari ne tirane policia tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Dhjetor 2019, 10:26

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dekoruar sot me “Medalje Nderi” 11 punonjës dhe drejtuesë të Policisë së Shtetit dhe repartit të Shërbimit t...