Aktualitet

‘Larot duan të vjedhin 5 mijë lekësha’/ Dje u árrestua me armë, si e akuzonte ish-presidenti i Cërrikut kryebashkiakun

20 Dhjetor 2019, 11:34 Nga DOSJA
‘Larot duan të vjedhin 5 mijë lekësha’/ Dje u

TIRANË- Gentjan Gjoka, ish-presidenti i klubit të Turbinës është arrestuar ditën e sotme për armëmbajtje pa leje. 

Gjoka ka dhënë dorëheqjen e tij nga klubi në prill të këtij viti, të cilin e drejtonte prej 13 vitesh me pretendimin se ka pakënaqësi ndaj Bashkisë së Cërrikut. Gjoka asokohe nuk i kursente akuzat ndaj numrit një të Bashkisë, Altin Toskës.

“E ndiej si detyrim moral të ndaj dy fjalë me ju tifozët e ekipit dhe të gjithë dashamirësit. Unë, presidenti i klubit Turbina, jap dorëheqjen për arsye se kryetari i bashkisë dhe larot e tij që duan të vjedhin 5 mijë lekësha dhe të abuzojnë edhe aty ku nuk duhet, nuk ndjekin strategjitë e mia për të shpëtuar ekipin prej rënies nga kategoria. Më vjen keq se kam 13 vjet që jap djersën për këtë klub dhe të gjithë e dinë se në çfarë gjendje e mora ekipin dhe ku e çova. Gjithçka e kam bërë pa pasur as përfitimin më të vogël, vetëm e vetëm për nder të atij qyteti ku jam rritur dhe në nder të babait tim. Ju uroj më të mirat, por e shoh shumë të vështirë për aq kohë sa aty do sundojnë njerëz që mendojnë vetëm për xhepat e vet dhe larot që u rrinë nga pas”, shprehej Gjoka.

Ish-presidenti Gjoka kishte 60% të aksioneve të klubit “Turbina”, ndërsa pjesën tjetër e menaxhonte Bashkia Cërrik. 

 

Årrestohet në banesën e tij tek Komuna e Parisit Gentian Gjoka, ish-presidenti i klubit të Cërrikut. Ai u ‘spiunua’ nga qytetarët, të cilët njoftuan Policinë se dikush qakullonte me ârmë pa leje. 45-vjeçarit u gjet ârma dhe një krëhër me fishekë. Gjoka kërkohej edhe në Vlorë, pasi ishte i akuzuar për mashtrim.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin toska arrestohet gentian gjoka gentian gjoka altin toska arrestohet gentian gjoka gentian gjoka

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Dhjetor 2019, 10:26

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dekoruar sot me “Medalje Nderi” 11 punonjës dhe drejtuesë të Policisë së Shtetit dhe repartit të Shërbimit t...