Aktualitet

Në pritje të BKH/ Si do të funksionojë Byroja e Hetimit, 60 oficerët e FBI-së shqiptare nën verdiktin e makinës së të

20 Dhjetor 2019, 10:13 Nga DOSJA
Në pritje të BKH/ Si do të funksionojë Byroja e Hetimit, 60

Në një kohë që pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme pritet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, struktura e specializuar e policisë gjyqësore pritet të kthehet në atë që ambasadori amerikan Lu e krahasoi me filmin hollivudian “Të Paprekshmit”.

Ndër hapat e parë të prokurorëve të SPAK do të jetë ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, struktura që mund të konsiderohet ndryshe “dora e hekurt’’ e prokurorisë speciale antikorrupsion.

Fillimisht BKH u krahasua me FBI amerikane, ndaj dhe oficeret e saj. Ambasada amerikane ka njoftuar se oficerët shqiptarë po trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia.

Janë 60 vetë që tashmë prej muajsh kanë marrë të gjithë eksperiencën e nevojshme për praktikat më të mira perëndimore dhe do të kenë në dispozicion pajisjet me moderne të hetimit.

Vetë oficerët do t’i nënshtrohen makinës së të vërtetës. Pak më parë kjo pajisje u publikua pas një takimi që zyrtarë të ambasadës amerikane patën me ata shqiptarë. Drejtorit dhe anëtarëve të BKH-së do t’u monitorohen llogaritë bankare për tu siguruar që kryejnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.

Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyrë trajnimin dhe përgatitjet e hetuesve të BKH, drejtori i së cilës do të zgjidhet nga tre anëtarët e prokurorisë së posaçme.

Në duart e prokurorëve të posaçëm do të dorëzohen të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe ato për krimin e organizuar. Prokurorët e SPAK mund të hetojnë që nga Presidenti, Kryeministri, ministri, deputetët e deri tek drejtuesit dhe zyrtarët e lartë të institucioneve të tjera në varësitë Qeverisë ose jo.

Marrë nga A2

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bkh ngritja e spak spak bkh ngritja e spak spak

Sondazh

Poll