Aktualitet

20 Dhjetor 2019, 10:26 Nga DOSJA

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dekoruar sot me “Medalje Nderi” 11 punonjës dhe drejtuesë të Policisë së Shtetit dhe repartit të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri. Motivacioni për dhënien e medaljes është puna e dalluar që sipas Lleshajt këta efektivë kanë bërë në trajtimin e situatës pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Lleshaj u shfajësua duke thënë se kjo ceremoni, që u zhvillua sot në Ministrinë e Brendshme, duhej bërë edhe më herët, por u shty për shkak të ngarkesës dhe angazhimeve. Ministri falenderoi të gjithë efektivët por edhe partnerët që ndihmuan Shqipërinë.  “Për secilin prej nesh orët e para të 26 nëntorit kanë zënë vend në kujtesë që vështirë të largohen më. Agimi i ditës së re zbuloi plagët më të rënda të kësaj tragjedie. Më pas u gjet viktima e parë dhe filloi beteja me kohën. Sot dua të flas vetëm për një gjë, kur të gjithë donin të siguronin veten dhe të dashurit e tyre, një grup bënin të kundërtën turreshin drejt vendit të epiqendrës së rrezikut. Shprehim mirënjohje të thellë për këta njerëz që lanë vetëm familjet dhe rëndën për të shpëtuar të tjera. Hero është ai që në rastin e nevojës nxiton për të ndihmuar familjet e tjera. Kishte shumë policë, zjarrfikës etj. Angazhimi ka qenë i vetmi ngushëllim në ato ditë të errëta. Nga gërmadhat e Durrësit e Thumanës, pa asnjë dallim drejtuesit e lartë e ato të thjeshtë u përfshinë në ndihmë. Kemi vendosur që të nderojmë disa prej heronjve. Jemi kufizuar në një numër simbolik. Këtë vlerësim dua ta pranojnë edhe në emër të kolegëve të tyre. Mirnjohja i drejtohet, FA, Shërbimit shëndetësor, organiztave humanitare, vullnetarëve dhe të tjerëve që u bën pjesë e reagimit për të shpëtuar jetë. Mirnjohje edhe për ata që erdhën nga jashtë dhe shpëtuan jetë shqiptarësh. E kemi vonuar këtë ceremoni për arsye të ngarkesës së lartë. Jemi të përshirë në fazën e rindërtimit. Modernizim të policisë së shtetit dhe forcave operacionalke. Krijimn e strukturave speciale të Zjarrfikësit. Këto janë dy strukturat që do të fokusohemi.” tha Lleshaj.

Një nga të dekoruarit ishte edhe numri 1 i policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Ardi Veliu, i cili këtë dekoratë ia kushtoi të gjithë uniformave blu.  “Kjo medalje nuk më përket vetëm mua, po të gjithë vajzave dhe djemve që sakrifikuan nga orët e tyre ato ditë. Treguan se Policia po përmbush detyrën e saj për qytetarët” tha Veliu.

Bashkë me Veliun u dekoruan edhe Gjovalin Loka, Tonin Vocaj, Sokol Bizhga, dhe të tjerë zyrtarë të PSH.

Emrat e dekoruar sot nga Sandër Lleshaj

Te dekoruarit:

1) Medalje nderi si Drejtues Madhor, Ardi Veliut, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

2) Me të njëjtin motivacion medalje ‘Drejtues i Lartë’ i jepet, Gjovalin Loka, Drejtor i departamentit i Sigurisë së Ambientit.

3) Medalje nderi ‘Drejtues i Lartë,  Tonin Vocaj, Drejtor i Policisë Kriminale.

4) Medalje nderi ‘Drejtues i Lartë’ , Sokol Bizhga, Drejtor i Forcave të Lëvizshme Operacionel.

5) Medalje Trimëria shkoi për Lorenc Shehu, Drejtor i Policisë Durrës

6) Medalje Trimëria për Artur Hebaj, shef komisariati në Krujë.

7) Medalje për Shpëtim Jete, Inspektor Klodian Hysi, punonjës i RENEA-s

8)Medalje për Shëptim Jete, Artur Duli punonjes i FNSH  Shkodër.

9) Medalje per Shpetim Jete Endri kraishta, drejtues i zjarrfikesve Kavajë.

10) Luan Kapaj Medalje per Shpetimin Jete! Punonjës i zjarrfikësve të Durrësit shpëtoi dy jetë njerëzish.

11) Medalje për Shpetim Jete për,  Gjovalin Zefi punonjes në Shkoder i zjarrfikesve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu dekorata per policet sander lleshaj sokol bizhga termeti i 26 nentorit tonin vocaj ardi veliu dekorata per policet sander lleshaj sokol bizhga termeti i 26 nentorit tonin vocaj

Sondazh

Poll